CH-Ballkani
Detaje të tjera nga sulmi në Mal të Zi
Televizioni publik i Malit të Zi TVCG mëson nga burimet e saj brenda policisë se burri kishte shtënë me armë mbi civilët dhe zyrtarët policorë.
Sipas informacioneve të këtij televizioni, 34-vjeçari qëlloi për vdekje 11 persona, ku më pas ndërhyri policia duke e qëlluar autorin e sulmit për vdekje.
Një pjesë e qytetit Cetinje në Mal të Zi është bllokuar, është shtuar prezenca policore dhe një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur rrugëve për të mësuar për fatin e më të dashurve të tyre, përcjell albinfo.ch.
Nga dëshmitarët e rastit thuhet se sulmuesi kishte shëtitur tërë lagjen dhe më pas kishte filluar të shtie mbi qytetarët që hasnin në të.
Mësohet se në mesin e gjashtë të plagosurve është edhe një zyrtar policor, ndërsa mediat e Malit të Zi raportojnë se kishte ndodhur një konflikt familjar, që besohet se i kishte paraprirë këtij sulmi.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










