Lajme
Detaje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit
Albinfo.ch sjell për lexuesit e saj detajet e vendimit zyrtar të Gjykatës administrativ të sportit në Lozanë në favor të Shqipërisë në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri
Gjykata e Arbitrazhit për Sport (Court of Arbitration for Sport-CAS) hedh poshtë ankesën e Federatës serbe të futbollit (FSF) dhe pranon pjesërisht ankesën e Federatës Shqiptare (FSHF): loja Serbi-Shqipëri deklarohet e humbur nga Serbia (0-3).
CAS ka dhënë vendimin e saj sot në kuadër të dy procedurave të arbitrazhit të apelit pas ndeshjes kualifikuese për kampionatin evropian UEFA (Grupi I) mes Serbisë dhe Shqipërisë, luajtur në Beograd më 14 tetor 2014.
FSHF dhe FSF kanë ngritur ankesat pranë CAS-it kundër vendimeve të marra nga organi i Ankesave UEFA, në të cilën të dy federatat janë sanksionuar për incidentet e mëposhtme që ndodhen gjatë ndeshjes. Në këtë rast, dy seanca janë mbajtur në Lozanë të Zvicërs, më 16 dhe 17 prill 2015. Palët, avokatët, ekspertët dhe dëshmitarët u dëgjuan nga bordi i arbitrazhit të CAS të emëruar në secilën nga procedurat.
CAS pranoi pjesërisht ankesën e paraqitur nga FSHF kundër vendimit të Organit të Apelit të lëshuar më 2 dhjetor 2014, i cili konfirmonte vendimin e marrë nga Komisioni shqyrtues etik dhe i disiplinës të UEFA-s më 23 tetor 2014.
Sipas vendimeve të UEFA-s, vendimi i mbajtur kundër FSHF-së ishte i bazuar në një refuzim të mundshëm të ekipit shqiptar për të rifilluar ndeshjen, pasi ai është ndaluar nga arbitri në minutën e 41-të, kur fishekzjarre u hodhën në fushë nga tifozë serbë. Gjatë kësaj ndërprerje disa incidente ndodhën dhe, në veçanti, rreth 15 tifozë serbë pushtuan fushën dhe sulmuan dhunshëm lojtarët shqiptarë.
Megjithatë, bordi i CAS-it ka konsideruar se provat për dosje nuk mundësojnë të konkludohet se FSHF kishte refuzuar të luajë pas urdhrit të lëshuar nga arbitri. Bordi i CAS-it nuk mund të vendosë me siguri se arbitri kishte dhënë një urdhër të qartë, të pakushtëzuar dhe të drejtpërdrejtë për lojtarët që të rifillojnë lojën në bazë të një vendimi, i cili specifikonte se garantohej siguria.
Bordi i CAS-it ka konsideruar se ndërprerja e lojës, dhe më pas braktisja e lojës ishin shkaktuar nga dështimet në planin e sigurisë, të bëra nga organizatorët dhe nga aktet e dhunës të ushtruara ndaj lojtarëve shqiptarë nga tifozët serbë dhe të paktën nga një punonjës zyrtar i sigurisë. Prandaj, Bordi i CAS-së pohon se FSF, dhe jo FSHF, duhet të konsiderohet si përgjegjëse për faktin se loja nuk ishte në gjendje të shkojë deri në përfundim për shkak të shkeljes së nenit 27.01 të Rregullores së Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2014-2016. Prandaj, bordi i CAS-it vendosi që ndeshja kualifikuese e Grupit I për kampionatin evropian UEFA mes Serbisë dhe Shqipërisë duhet të konsiderohet e humbur nga FSF me rezultat prej 0-3.
CAS pastaj konfirmoi, sikurse UEFA më herët, që FSHF ishte përgjegjëse për dronin e përdorur gjatë ndeshjes, një dron që mbante një flamur me shenja dhe simbole nacionaliste dhe patriotike shqiptare dhe ka konfirmuar gjobën prej 100.000 euro që i ishin imponuar FSHF-së.
Së fundi, në lidhje me ankesën e paraqitur nga FSF, CAS-i ka refuzuar ankesën dhe lë në fuqi vendimin e Organit të UEFA-s, të marrë më 12 dhjetor 2014. Prandaj, sanksionet e urdhëruara nga Komisioni shqyrtues etik dhe i disiplinës të UEFA-s, të lëshuara më 23 tetor 2014 vërtetohen, përkatësisht:
1) zbritje e tri pikëve në rundin kualifikues për Kampionatin Evropian UEFA;
2) dy ndeshjet e ardhshme zyrtare të garave të UEFA-s duhet të luhen në shtëpi me dyer të mbyllura, dhe
3) gjobë EUR 100.000.
Vendimet e Arbitrazhit do të botohen së shpejti në faqen e internetit të CAS-it.
Përkthimi: Albinfo-ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









