Kosova
Detaje të reja tronditëse për vrasjen e boksierit kosovar në Gjermani
Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, është vrarë mbrëmjen e së shtunës në qytetin Bielefeld në Gjermani.
Nimani ishte vrarë nga persona që tanimë ndodhen në arrati dhe policia gjermane është në ndjekje të tyre, teksa janë zbardhur detaje të reja për vrasjen e tij.
Dy personat, që dyshohet se ishin autorët e krimit, kanë shkrepur 16 plumba në drejtim të tij, derisa gjashtë nga ta kanë përfunduar në trupin e Nimanit, transmeton albinfo.ch.
Deri më tani, kur kanë kaluar rreth 48 orë nga vrasja tragjike e boksierit shqiptar, ende nuk ka asnjë të arrestuar, edhe pse i dyshuar mbetet një irakian.
Ndryshe, Nimani kishte mbetur i plagosur në vitin 2013 nga një shtetas turk me pasaportë gjermane, i cili përveç boksierit shqiptar, kishte plagosur edhe katër persona të tjerë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











