Kosova
Detaje të reja rreth vrasjes në Pejë
Pasditen e së premtes një krim i rëndë ndodhi në Pejë. Një 60-vjeçare dyshohet se u vra nga djali i saj. Sipas të dhënave të para të nxjerra nga policia rasti është cilësuar si vrasje e rëndë, përcjellë albinfo.ch.
Mësohet se i dyshuari privoi nga jeta nënën e tij me mjet të mprehtë, thikë duke i prerë kokën e pastaj kreu edhe aktin kanibalist duke i pirë gjakun, përcjellë albinfo.ch.
I njëjti është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe organet e rendit njoftojnë se kanë siguruar edhe dëshmitarë okular për ngjarjen. Prokuroria tutje ka shtuar se i dyshuari nuk ishte në gjendje të fliste kur është marrë në pyetje. “Kemi dalur së bashku me njësitin e forenzikës në vendin e ngjarjes ku janë mbledhur të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës. Kemi siguruar dëshmitarë okularë. I dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje, kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të merret në pyetje. Po ashtu do të vazhdojmë me hetime. Në bazë të të gjitha rrethanave, do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë të të dyshuarit”, ka thënë prokurorja e rastit, Sahide Gashi, përcjellë albinfo.ch.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 16:00 të së premtes. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










