Kosova
Detaje të reja rreth grupit të organizuar që vodhën arin në Suharekë?
Bëhet e ditur se grupi prej katër personash që si në pamje filmash u ballafaqua me policinë në Suharekë dhe në mes të ditës në këtë qytet vodhi arë prej mbi 250 mijë eurosh, ende zyrtarisht nuk është identifikuar nga Policia e Kosovës, por informata të Albanian Post nga brenda njësiteve hetuese bëjnë të ditur se tashmë ekzistojnë disa dyshime të para se për kë bëhet fjalë, përcjell albinfo.ch.
Nga ajo që është kuptuar, grupi është i njëjti me atë që kishte shtënë në drejtim të policisë edhe para një kohe në qytetin e Ferizajt.
Dyshohet se përbëhet nga ish-të burgosur me të kaluar kriminale, të cilët janë liruar rishtazi nga burgjet e Kosovës dhe një pjesë tjetër nga persona, shqiptarë të Kosovës, që kanë marrë pjesë në luftëra në shtete të tjera jashtë Kosovës.
Megjithatë, këto të dhëna ende nuk janë bërë zyrtare nga Prokuroria në Prizren që po heton rastin dhe pritet shpejt të dalin me komunikatë.
Vjedhja e të mërkurës la të shtangur të pranishmit, por edhe ata që panë incizimet më pas. Për shkak të sjelljes me armët, veshjes, qetësisë në veprim, kohës kur ndodhte dhe organizimit të kriminelëve, shumë dëshmitarë okularë fillimisht kishin besuar se po bëhet fjalë për një bastisje nga Njësitet Speciale të Kosovës.
Edhe uniforma që kishin veshur, e gjitha e zezë dhe me maska, linte përshtypjen fillestare që po bëhej fjalë për një grup profesionistësh dhe specialësh.
Mediat e Kosovës kanë kuptuar nga burime brenda policisë se grupi edhe kishte plan të qartë se si duhej të kryhej vjedhja dhe përllogaritje të saktë të përmasave me të cilat stacioni policor në Suharekë mund t’iu përgjigjej.
Përveç se numrit të vogël të policëve, ky stacion, si shumica e stacioneve të përmasave të njëjta në Kosovë, është i papajisur me armë të gjata, me zakonisht një ose dy vetura për patrullim, dhe për më tepër, edhe komunikimin e bëjnë përmes telefonit, për shkak të mosfunksionimit të shpeshtë të radio-lidhjeve.
Nga pamjet ekskluzive që ka publikuar Albanian Post, shihet se me t’u afruar dy policët që ishin thirrur në vendin e ngjarjes, ekzistonte diferencë në armatim në raport me kriminelët.
Derisa një nga policët tenton të ballafaqohet me armën e tij, revole, atij i vihet në kundërsulm një nga kriminelët me automatik AK 47.
Kriminelët pasi kishin paketuar në veturë arin e vjedhur, ishin nisur për një drejtim që në Suharekë njihet si “rrethi i Damperit” dhe nga aty, futja në të djathtë të lidhe më magjistralet, kurse drejtimi i majtë të çon në fshatin Sopi, kalohet në Bukosh, Vraniq, Budakovë, Jezercë dhe më pas në Ferizaj.
Kjo është edhe rruga që dyshohet të kenë përshkruar kriminelët dhe në momentin kur ishte dhënë urdhër nga organet e rendit në Kosovë të formohet ajo që njihet si “unaza e çeliktë”, ata tashmë veç ishin larguar nga ajo pjesë.
Albanian Post është informuar edhe se kriminelët në një pjesë të rrugës kishin lënë tela me gjemba çka kishte penguar një veturë të policisë të vazhdonte më tutje ndjekjen.
E-Diaspora
-
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin Shpresim Sadiku doktoron me sukses në TU Berlin, me kërkim inovativ në Inteligjencën Artificiale... -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









