Shqipëria
Detaje të reja nga grabitja në Rinas
Edhe nga ana e autorëve është qëlluar, me shumë mundësi në ajër, dhe në këtë formë, gjatë kundërpërgjigjes, ka mbetur i vrarë në vend me një plumb në kokë Admir Murataj

Admir Murataj, 47-vjeçari që mbeti i vrarë pas grabitjes së 9 prillit në Rinas, është qëlluar në kohën kur po tentonte t’i vinte flakën furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Burime nga grupi hetimor thanë se nga deklarimet që u janë marrë anëtarëve të grupit të gatshëm të FNSH-së që ndoqën makinën e grabitësve, është zbardhur momenti i përplasjes me armë dhe i vrasjes së njërit prej grabitësve.
Sipas deklarimeve të tyre, pasi kanë ndjekur furgonin që kishte dalë nga pista e Rinasit bashkë me paratë e grabitura, e kanë konstatuar të kthyer diagonal në rrugë, në mënyrë që t’i pengonte për të vazhduar ndjekjen. Në këtë kohë, njëri nga grabitësit, që më pas rezultoi të ishte Admir Murataj, e kishte spërkatur me benzinë dhe po tentonte t’i vinte flakën, shkruan “Sot News”.
Në dorë mbante një shkop, në majë të të cilit kishte një objekt, në pamje të parë si sfungjer, që po tentonte ta ndizte dhe ta hidhte në drejtim të automjetit. Pikërisht ky, ka qenë momenti kur Policia ka qëlluar, duke i bërë edhe thirrje të dorëzohej. Por edhe nga ana e autorëve është qëlluar, me shumë mundësi në ajër, dhe në këtë formë, gjatë kundërpërgjigjes, ka mbetur i vrarë në vend, me një plumb në kokë Admir Murataj, përcjell albinfo.ch.
NDJEKJA NGA POLICIA
Furgoni i grabitësve është konstatuar nga grupi i gatshëm i FNSH-së kur ndodhej ende brenda në pistë, pasi kishte kryer grabitjen dhe po lëvizte drejt daljes veriore. Fillimisht është tentuar që Policia të futej në pistë, duke qenë se distanca e ndjekjes do të ishte më e shkurtër dhe do të fitonin kohë.
Por, kjo situatë është shmangur duke qenë se është marrë parasysh rreziku që paraqisnin autorët e ngjarjes. Një përplasje e mundshme e forcave të FNSH-së me grabitësit e armatosur, me automatikë, granata, madje edhe eksploziv në pistën e avionëve, mund të rezultonte me pasoja edhe më të rënda.
Një ndërhyrje e tillë mund të sillte reagim të papritur nga ana e grabitësve, që mund të shkaktonte terror te pasagjerët e avionit, i cili ishte gati për fluturim. Për këtë arsye, Policia ka preferuar “rrugën e gjatë” në vend të “rrugës së shkurtër”, që do të ishte me pasoja të rënda.
SHKËMBIMI I ZJARRIT
Kur grabitësit kishin zbritur nga furgoni dhe po tentonin t’i vinin flakën për të zhdukur provat, kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia. Forcat FNSH janë afruar dhe u kanë bërë thirrje “Ndal, Policia!”. Në këtë kohë, grabitësit kanë nisur të qëllojnë me armë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë kundërpërgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit. Në kohën kur autorët po vijonin të qëllonin, grupi i gatshëm është shpërndarë, në mënyrë që t’i rrethonte.
Dy prej efektivëve kanë hipur në një kodër, në mënyrë që të kishin fushëpamje më të qartë. Ndërsa autorët kanë përfituar nga ky moment për t’u larguar. Kanë braktisur furgonin pa arritur që ta digjnin dhe kanë kaluar përroin përmes një ure të vogël.
Nga ana tjetër, ata i priste një tjetër furgon, me të cilin kanë arritur të largohen në drejtim të fshatit Dritas, ku janë fshehur në një prej tuneleve aty ,e më pas i kanë vënë flakën automjetit. Forcat e FNSH kanë parë nga kodra veprimet e tyre dhe kanë lajmëruar Policinë që t’i priste nga krahu tjetër.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026