X

Na ndiqni:

 Kosova

Detaje nga rasti tragjik në Ferizaj

Një 15 vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa një 18 vjeçare mbeti e lënduar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në Ferizaj, ku dy vajza, njëra 18-vjeçare dhe tjetra 15, ranë nga kati i katërt i një objekti banesor.

Si pasojë e kësaj, njëra nga vajzat ka humbur jetën, kurse tjetra ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, ka thënë për Telegrafin se vajzat janë motra mes vete, përcjell albinfo.ch.

Ai ka treguar se deri te rasti tragjik ka ardhur pasi që e ndjera kishte tentuar të kërcejë, ndërkaq motra e saj kishte tentuar që ta shpëtonte dhe si pasojë kanë rënë të dyja.

“Rasti është cilësuar si “vetëvrasje”. Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar të kërcejë nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra e vet, kanë rënë të dyja”, ka thënë Veseli për Telegrafin.

“Më 21.01.2023, rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjeç kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor”, deklaroi mbrëmë policia.

Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë