Lajme
Cilat ishin motivet e vrasjes së 11-të personave në Gjermani
Një krim brutal në qytetin Hanau, jo larg, Frankfurtit. Njoftohet për 11 vetë të vdekur, mes tyre edhe autori i dyshuar i vrasjes. Ka të dhëna për motive ekstremiste të djathta të vrasjeve.
Në mbrëmjen e së mërkurës njëmbëdhjetë persona u vranë në një shkëmbim zjarri në Hanau, Hesse. Pesë të tjerë u plagosën rëndë. Policia konfirmoi se të shtënat e para janë shkrepur në një shisha bar në Hanau-Mitte dhe menjëherë pas kësaj autori i krimit vazhdoi të shtënat në një lokal tjetër nate, në rrethin Kesselstadt, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se pas zjarrit të hapur në dy shisha-bars në qytetin e Hanaut në Gjermani, sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, janë gjetur edhe një letër dhe video e autorit të dyshuar të vrasjeve, që janë duke u vlerësuar. Hetimet i ka marrë ndërkohë përsipër Prokuroria e Përgjithshme gjermane. Sipas informacioneve të DPA-së, ka të dhëna për motivin e urrejtjes ndaj të huajve. Gjithsej në Hanau humbën jeten 11 vetë, katër vetë janë plagosur. Edhe gazeta “Bild” shkruan se autori i dyshuar ka vepruar me motiv ekstremist të djathtë. Tek autori i vrasjeve bëhet fjalë për një gjerman që ka pasur të drejtën e armës për gjueti. Në automjetin e tij është gjetur edhe municion luftarak, raporton “Bild” bazuar në qarqet e policisë, shkruan Deutsche Welle.
Sipas njoftimeve të radios së landit Hesen, fillimisht u sulmua një shisha-bar në qytetin e Hanaut. Dëshmitarë okularë kanë thënë se ka pasur disa të shtëna, pastaj autori apo autorët janë larguar me automjet. Në lagjen Kesselstadt është qëlluar sërish në një shisha-bar tjetër. Edhe këtu ka pasur disa viktima. Të enjten në mëngjes, policia bëri të ditur se ka gjetur kufomën e autorit të dyshuar në apartamentin e tij në qytetin Hanau. Aty forcat speciale gjetën edhe një person tjetër të vdekur. Bashkë me të numri i të vdekurve arrin në 11 vetë.
Tronditje në Gjermani
Kreu i Bashkisë së Hanaut, Claus Kaminsky, CDU, u shpreh i tronditur për dhunën në qytetin e tij. “Kjo ishte një natë e tmerrshme që do na preokupojë gjatë dhe do të qëndrojë gjatë si një kujtim pikëllues.” Kreu i Bashkisë porositi që shkollat dhe disa kopshte në Hanau të mbeteshin të mbyllura ditën e enjte. Edhe deputetja e Bundestagut e zonës zgjedhore të Hanaut, Katja Leikert, CDU, u shpreh e tronditur e bëri fjalë për një “skenar tmerri”. “Në këtë natë të tmerrshme, u dëshiroj familjeve të viktimave shumë forcë për të përballuar dhimbjen dhe shpreh ngushëllimin e thellë”.
Qeveria gjermane reagoi e tronditur pas dhunës në Hanau. “Mendimet tona janë këtë mëngjes te njerëzit në Hanau, në qendër të të cilit u krye një krim i tmerrshëm”, shkroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, në Twitter. “Ngushëllimet tona për familjet e prekura që vajtojnë për të afërmit e humbur”, shkruan Seibert.
I tronditur u shpreh edhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. “Humbja e pakuptimtë e jetëve të njerëzve është një tragjedi, pavarësisht ku ndodh ajo”, shkroi ai në Twitter. “Pas sulmit të tmerrshëm jemi me mendje tek njerëzit në Hanau”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











