Uncategorized
Dështon testimi i “taksisë fluturuese”: barka nuk arrin të fluturojë
Taksia elektrike ujore do të duhej që me të arritur shpejtësinë prej 10 kilometrash në orë të ngrihej në ajër në një lartësi prej rreth 50 centimetrash
Ka dështuar vozitja testuese e planifikuar për të premten, e taksisë ujore “SeaBubbles” në Liqenin e Gjenevës. Makina që duhej ta testonte lundrimin në ujë dhe njëherësh edhe fluturimin, nuk ka arritur fare të ngrihet në ajër, pasi që ka pasur probleme teknike, shkruan sda.ch dhe mediet tjera zvicerane
“Kjo është pjesë e procesit të zhvillimit”, ka arsyetuar Anders Bringdal, bashkëthemelues i firmës “Seabubbles”, me rastin e prezantimit të barkës, transmeton albinfo.ch. Shkaku i defektit është një dëm në elektromotor, ka thënë ai.
Taksia elektrike ujore me një thellësi prej 1.8 metrash do të duhej që me të arritur shpejtësinë prej 10 kilometrash në orë të ngrihej në ajër në një lartësi prej rreth 50 centimetrash (gjysmë metri). Pastaj ajo do të mund të zhvillonte një shpejtësi prej maksimalisht 25 kilometrash në orë, pa bërë zhurmë.
Gjatë verës do të ketë edhe testime të tjera të kësaj “barke fluturuese”. Ndërsa faza komerciale pritet të fillojë në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2019.
“SeaBubbles” synon lidhjen e partneritetit me subjekte dhe qytete të tjera. Kështu bëhet e ditur se deri tash, qyteti i Cyrihut ka shprehur interesim për një gjë të tillë.
Barka, në gjendjen aktuale ka vend për katër udhëtarë dhe shoferin, transmeton albinfo.ch. Por konstruktuesi e saj thonë se nuk përjashtohen edhe barka me dimensione më të mëdha.
Deri në përdorimin publik të taksisë ujore fluturuese, duhen kaluar edhe pengesa të caktuara burokratike.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









