Kosova
Dështon përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Ka dështuar edhe përpjekja e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thelluar më tej ngërçin institucional që po zvarritet tashmë prej më shumë se dy muajsh, raporton albinfo.ch.
Në këtë vazhdim të seancës konstituive, e cila ka nisur më 15 prill, sërish nuk është arritur të formohet Komisioni për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit – pika që ka bllokuar vazhdimisht procesin tashmë për të 27-ën herë radhazi.
Të hënën, në sallën plenare ishin të pranishëm 99 deputetë. Nga ta, vetëm 53 votuan për formimin e Komisionit, një deputet votoi kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Kjo nuk mjaftoi për të kaluar vendimin, duke sjellë edhe një tjetër dështim në procesin e konstituimit të legjislaturës së re.
Kuvendi i Kosovës, që nga 15 prilli, është mbledhur çdo 48 orë në përpjekje për të përfunduar procesin e konstituimit, por deri më tani, pa sukses. Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën, më 25 qershor, duke filluar nga ora 11:00, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











