Kosova
Dështon kërkesa e Rusisë për seancë për 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk e ka miratuar agjendën e përkohshme të rendit të ditës, ku ishte kërkesa e delegacionit të Rusisë për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në lidhje me 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Në një votim procedural, tre anëtarë votuan pro, dy kundër dhe 12 të tjerë abstenuan, transmeton Albinfo.ch.
Në fjalimet e tyre, edhe përfaqësuesi i Francës, edhe ai i SHBA-së insistuan se Rusia nuk është konsultuar fare me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për këtë seancë.
Përfaqësuesi i Rusisë ka thënë se kishte figuruar në agjendën dhe ishte publikuar në kalendar nga Presidenca Japoneze e OKB-së.
Ndërkohë përfaqësuesi i SHBA-së, pas votimit, përsëriti se ndërhyrja e NATO-s në ish-Jugosllavi para 25 vjetësh ishte legjitime./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










