Kosova

Dështon edhe seanca e opozitës për rezolutën 

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme në mungesë të kuorumit. Veseli tha se është i detyruar të mbyllë këtë seancë, duke parë mungesën e numrave nga opozita


Ka dështuar sot edhe seanca e thirrur nga opozita për të nxjerrë një rezolutë, ku ia pamundëson presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkuarjen në Bruksel në bisedime me presidentin e Serbisë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme në mungesë të kuorumit. Veseli tha se është i detyruar të mbyllë këtë seancë, duke parë mungesën e numrave nga opozita. Në seancën e sotme kanë munguar deputetja e LDK-së, Teuta Rugova dhe ai i PSD-së, Faton Topalli. Ndërsa nga Nisma për Kosovën ka qenë vetëm deputeti Milaim Zeka. 

Pas ndërprerjes së punimeve nga ana e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se tashmë po bëhet e qartë që Kuvendi nuk po funksionon, sepse atë po e bojkoton shumica. Konjufca e ka quajtur të pasinqertë Nismën Social-Demokrate, e cila thirret në mbrojtje të terrorit, por nuk shkoi në seancë.  

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, tha se drejtuesit e institucioneve dhe kryetari i Kuvendit po e bllokojnë punën e këtij institucioni. Shala, pas dështimit të mbajtjes së seancës së ftuar nga opozita, tha se çështjet e Kosovës në Bruksel nuk mund të negociohen pa marrëveshje në Kuvend. Për deputeten e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, barazimi i seancës së ftuar nga Qeveria nga ajo e opozitës nuk mund të bëhet. Ajo e konsideron neglizhente ikjen e pozitës nga përgjegjësia.