Kosova
Deri tani shtatë të arrestuar, vazhdojnë bastisjet në Prishtinë
Operacioni “Brezovica”
Mediat shqiptare shkruajnë se nga dhjetë lokacionet që janë bastisur sot në vazhdim të operacionit “Brezovica”, janë arrestuar shtatë persona.
Në të njëjtin operacion, rreth dy javë më herët Policia e Kosovës kishte arrestuar edhe dhjetë persona të tjerë.
Thuhet se bastisjet e sotme kanë përfunduar në Ferizaj e në Shtërpcë, ndërkaq pritet të përfundojnë së shpejti edhe në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
“Bastisjet në Ferizaj dhe në Shtërpcë kanë përfunduar, në Prishtinë janë po ashtu në përfundim e sipër. Deri më tani janë vetëm ata shtatë që janë arrestuar, e për më vonë ju njoftojmë”, tha Jashari për Telegrafin.
Mëngjesin e së enjtes, Policia e Kosovës ka vazhduar operacionin “Brezovica” i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë, operacion ky që kishte nisur më 21 dhjetor.
Gjatë ditës së sotme, në pranga kanë përfunduar shtatë persona, prej të cilëve dy janë zyrtarë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.
Më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.
Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.
Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.
Policia e Kosovës një ditë më parë ka ndërmarrë një aksion të gjerë në Shtërpcë, ku arrestoi 10 persona, në mesin e të cilëve edhe ish kryetarin Bratislav Nikoliq.
Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.
Për ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, Prokuroria dyshon se ka përfituar 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtim të vilave në zonën e Brezovicës.
Për këtë rast janë bastisur 10 lokacione në regjionin e Ferizajt, Prishtinës dhe në Shtërpcë, ku janë sekuestruar para, armë, vetura si dhe disa dokumentacione.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













