Lajme
Deri tani 40 mijë pako me fletëvotime nga diaspora në Kosovë
Ende po vazhdon votimi nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt në Kosovë, ndërkohë bashkatdhetarët që kanë të drejtë vote kanë edhe dy ditë kohë (12 shkurt) për të dërguar fletëvotimet e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, transmeton albinfo.ch.
Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pranuar mbi 40 mijë pako me fletëvotime nga diaspora.
Ndërkohë, kyeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, në një deklaratë të dhënë për telegrafin, ka thënë se deri tani kanë pranuar 40 mijë e 625 pako me fletëvotime.
“Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më datën 9 shkurt ka pranuar 40 mijë e 625 pako me fletëvotime nga jashtë vendi. Faktikisht ne i marrim ashtu siç dërgohen në të gjitha postat pa selektim se nga cili vend vijnë, mirëpo sigurisht ky proces do të bëhet në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, që fillon më 14 shkurt dhe atëherë fillon edhe vlerësimi i pakove dhe selektimi i tyre sipas shteteve nga vijnë. Mirëpo në këtë fazë është e vështirë të bëhet, sepse të gjitha dërgesat që vijnë dërgohen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës”, tha mes tjerash ai.
Sa i përket sigurisë së këtyre fletëvotimeve, Ahmetaj bëri të ditur se në ambientet ku po ruhen votat nga diaspora janë të vendosura kamerat dhe po ashtu është edhe Policia e Kosovës.
“Objekti është i siguruar, brenda hapësirës ku mbahen dërgesat me fletëvotime nga jashtë janë të siguruar me katër kamera të sigurisë brenda, po ashtu kamerat janë edhe jashtë. Policia gjithashtu bën sigurimin e objektit dhe sipas protokollove shiritat e derës ndërrohen sapo të hapet dera, kjo ndodhë për shkak të sigurisë”, potencoi ai.
Ahmetaj në fund sqaroi se fletëvotimet do të transferohen në Qendrën e Numërimit të Rezultateve më 14 shkurt, kur edhe fillon procesi i vlerësimit të fletëvotimeve.
Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve. Pra, në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019.
Nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe për shkak të largimit të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













