Lajme
Deri në fund të vitit, gjysma e refugjatëve me statusin S duhet të jenë të punësuar

Refugjatët nga Ukraina që gëzojnë statusin e mbrojtjes S në Zvicër do të duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës. Deri në fund të vitit, synohet që çdo i dyti person me këtë status të jetë i punësuar. Megjithatë, kantonet janë në ritme të ndryshme dhe rezultatet ndryshojnë ndjeshëm, transmeton albinfo.ch.
Çfarë është statusi S?
Ky status u aktivizua për herë të parë në mars të vitit 2022, si reagim ndaj luftës në Ukrainë. Ai u mundëson refugjatëve të punojnë menjëherë, të bashkojnë familjen, të udhëtojnë lirshëm dhe të fusin fëmijët në shkollë.
Faktorët që ndikojnë në integrimin në tregun e punës:
1. Situata ekonomike në kanton:
Kantonet me ekonomi të larmishme dhe me mundësi për punë të thjeshta kanë përparësi.
Shembull: Thurgau ka një rrjet të fortë ekonomik dhe është ndër më të mirët, ka integruar tashmë 41% të personave të punësueshëm me status S.
2. Vendndodhja gjeografike:
Aargau, pavarësisht se ka numër të madh refugjatësh, ka një normë punësimi 43%, pjesërisht sepse shumë punëkërkues punësohen në kantone fqinj, si Zürich.
3. Organizimi i brendshëm i kantoneve:
Në kantonin Basel-Landschaft, integrimi është më i ngadalshëm (vetëm 31%) për shkak të strukturës së decentralizuar, ku çdo komunë punon në mënyrë të pavarur. Kjo solli diferenca të mëdha nga një komunë në tjetrën.
Romandia mbetet prapa
Në Zvicrën frëngjishtfolëse, integrimi është më i ngadalshëm. Një nga arsyet është natyra shumë e specializuar e tregut të punës dhe konkurrenca me punëtorët ndërkufitarë.
E ardhmja e statusit S është e paqartë
Statusi S është i vlefshëm deri në vitin 2026, por pritet që Këshilli Federal ta zgjasë. Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me refugjatët nëse ky status hiqet.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026