Lajme
Deri në 2 miliardë franga kushton pastrimi i liqenit të Gjenevës nga bombat e hedhura
Mund të kushtojë deri në dy miliardë franga pastrimi i liqenit të Gjenevës nga municionet e hedhura.
Mendohet se në fund të liqenit ka mijëra bomba, predha artilerie dhe plumba.
Nuk dihet se sa ka. Vlerësimet variojnë nga 150 në 1000 tonë. Eksplozivët u hodhën midis viteve 1940 dhe deri në vitet tetëdhjetë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Një studim i vitit të kaluar thotë se municionet janë të qëndrueshme dhe nuk ka gjasa të jenë rrezik. Por ka ende 700 vende të dyshuara për t’u analizuar. Zhytësit raportojnë se kanë zbuluar më shumë se 3000 sinjale magnetike.
Është kontrolluar edhe uji dhe nuk ka shenja kontaminimi. Por, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse vendet duhet të pastrohen.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














