Lajme
Deri më 2015 nuk ka rritje pagash, as punësime
Asnjë person nuk do të pranohet në punë në sektorin publik deri në fund të vitit 2015. Gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë as rritje pagash për punëtorët e sektorit publik. Zëvendësime dhe pranime të punëtorëve të rinj do të bëhen vetëm atëherë kur kërkohet me ligj, ose kur punëtorët aktualë pensionohen apo nuk janë të gatshëm për punë. Korniza afatmesme e shpenzimeve 2013-2015, e miratuar të mërkurën në Qeveri, thotë se brenda vitit 2012 do të përmbyllet hartimi i legjislacionit që rregullon fushën e reformës në administratën publike, e cila pritet të fillojë së zbatuari në vitin 2013.
“Në periudhën afatmesme nuk pritet të ketë punësime të reja, përveç kur kërkohet me legjislacionin e ri, i cili është në harmoni me kornizën buxhetore 2012-2014”, thuhet në Kornizën e miratuar të mërkurën.
Sipas Kornizës afatmesme 2013-2015, rritja e pagave brenda kësaj periudhe do të jetë në harmoni me kornizën buxhetore dhe me implementimin e ligjeve dhe akteve nënligjore si pjesë e reformës së administratës publike, e cila pritet të përcillet me implikime shtesë buxhetore. Rritja e tërësishme e planifikuar për shpenzimet në paga dhe mëditje brenda viteve 2013-2015 pritet të jetë rreth 3.3 për qind.
“Rritja më e lartë prej rreth 8 për qind pritet të ndodhë gjatë vitit 2013, si rezultat i implementimit të legjislacionit sekondar që ka të bëjë me reformën në administratën publike”, thuhet në kornizë.
Për të shprehur haptazi planin e saj për mosrritjen e shpenzimeve për pagat e punonjësve në sektorin publik, Qeveria ka vënë shifra të njëjta shpenzimesh në të dyja kornizat afatmesme. Ngjashëm sikur korniza 2012-2014, edhe pasuesja thotë se pjesëmarrja e përgjithshme e pagave në buxhetin shtetëror do të jetë 28 për qind. Për vitin 2013, Qeveria ka planifikuar të shpenzojë në paga 440 milionë euro, derisa dy vjet më vonë, më 2015, sipas dokumentit ligjor vlera e përgjithshme e pagave pritet të arrijë në 448 milionë euro. Ani pse për vitet 2012-2014, parashihej rritje sistematike e shpenzime në paga karshi rritjes së shkallës së inflacionit, këtë qëndrim Qeveria e ka mohuar në letrën e dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar. Aty shpjegonte bllokimin e punësimit në sektorin publik dhe mbajtjen e pagave të njëjta deri në fund të 2014-s. Njëherësh, rritja sistematike e pagave në sektorin publik ka qenë kusht të cilin Qeveria e pati shkelur gjatë vitit të kaluar në raport me FMN-në. Dëmet e shkaktuara me shkeljen e këtij kushti, tani ekzekutivi po bën përpjekje t’i riparojë.
“Për të krijuar hapësirë në buxhet për projektin e autostradës, ne do të vazhdojmë të ushtrojnë përmbajtje në shpenzimet aktuale, me një fokus të veçantë në faturën e pagave”, thuhej në një letër të firmosur nga kryeministri Hashim Thaçi, drejtuar krerëve të FMN-së, qëndrim ky që u referohej shpenzimeve për vitet e ardhshme në paga dhe mëditje./ albinfo&kohaditore/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










