Lajme
Deri më 1 korrik, mund të hiqet polica kufitare
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbështetur idenë që brenda kësaj vere të hiqen policat kufitare për bashkatdhetarët
Autoritetet e Kosovës janë duke shqyrtuar mundësinë e heqjes së policës kufitare (Kartonit të gjelbër) për bashkatdhetarët që vijnë për pushime në vendlindje. Kjo policë e sigurimit po shqyrtohet të hiqet para 1 korrikut. Kështu të paktën ka thënë Rrahim Pacollin, kryesuesin e Delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër.
Pacolli sot ka takuar kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili ka marrë gjithashtu mbështetje për heqjen e kësaj police që godet kryesisht bashkatdhetarët.
Veseli e Pacoli biseduan rreth ecurisë së bisedimeve të deritashme teknike rreth lëvizjes së lirë, në mes të Kosovës e Serbisë dhe mundësitë e lehtësimeve për qarkullim të lirë të parashtruara në Bruksel nga pala kosovare.
Pacolli e njohu Veselin me pritjet rreth nënshkrimit të marrëveshjes teknike për lëvizjen e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe vështirësitë aktuale që lidhen me mungesën e kartonit të gjelbër. Ndërsa Veseli përkrahu plotësisht angazhimet e Pacollit dhe inkurajoi idenë e largimit të detyrimeve financiare për bashkatdhetarët para 1 korrikut të këtij viti.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












