Kosova
Deri dje, mbi shtatë mijë kërkesa për regjistrim për votim jashtë vendit
Deri dje në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë pranuar mbi 7 mijë e 200 kërkesa për regjistrim për votim jashtë vendit, prej të cilave janë aprovuar mbi 6 mijë e 600, ndërsa 593 të tjera janë refuzuar.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ka thënë se në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar, duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit, transmeton albinfo.ch.
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor 2024, në orën 10:00, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar 7,227 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 6,634, ndërsa 593 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë Buzhala.
Ndërsa, për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, deri më tani janë pranuar 892 kërkesa për ndërrim të qendrës, shkruan KP.
Buzhala, ka shtuar se prej tyre, janë aprovuar 866 kërkesa, ndërsa 26 të tjera janë refuzuar.
“Gjithashtu, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor 2024, në orën 10:00, janë pranuar 892 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (703 përmes platformës elektronike të KQZ-së dhe 189 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 866 kërkesa, ndërsa 26 të tjera janë refuzuar”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











