Lajme

Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë fton të gjithë prindërit shqiptarë që jetojnë në Zvicër të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe që funksionojnë në kantone të ndryshme të vendit.Ambasada thekson se regjistrimi është i hapur dhe inkurajon bashkëpunimin e komunitetit për të mbështetur këto iniciativa arsimore.

 

“Të dashur prindër shqiptarë që jetoni në Zvicër, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë fton të gjithë të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat e gjuhës shqipe në kantonet zvicerane!

Mësimi zhvillohet edhe në shumë qytete të Zvicrës dhe është një mundësi e çmuar për fëmijët të lidhen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre shqiptare.”, thuhet në një postim të Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.

 

Regjistrimet hapen nga nesër, më 15 gusht.

 

Për adresat e shkollave dhe regjistrimin klikoni këtu:  https://qbd.gov.al/shkollat-shqipe

 

Le ta ruajmë gjuhën tonë të bukur dhe ta përcjellim brez pas brezi!

 

Lexoni po ashtu:

 

Ftohen prindërit në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat e gjuhës shqipe