Lajme
Dërgesa më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra
Pavarësisht krizës ekonomike në Eurozonë, dërgesat e emigrantëve në Kosovë nuk kanë shënuar rënie, thonë në Bankën Qendrore të Kosovës
Në të dhënat e fundit që posedon ky mekanizëm financiar, thuhet se dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rritje.
Ekonomisti i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë vërejtur ndonjë ndryshim dhe konsiderohet se ka zhvillime pozitive në kuadër të dërgesave të emigrantëve dhe norma e rritjes është e mirë.
“Deri në shtator të vitit 2011, dërgesat e emigrantëve kanë arritur një vlerë prej 393 milionë eurosh, që paraqet një rritje afër 5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të dhënat aktuale që ne i kemi janë të shtatorit të vitit 2011 – më të rejat do të publikohen në fund të këtij muaji, prandaj që mund të konsiderojmë që ka zhvillime pozitive”, thotë Havolli.
Sipas Havollit, shtrirja e diasporës kosovare është në ato vende ku kriza ekonomike nuk ka goditur shumë. Kosova, thotë Havolli, ka dërgesa më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra, dhe deri më tani, sipas tij, mund të konsiderohet se këto dy vende kanë pasur aktivitet të mirë ekonomik dhe kjo nuk i ka rrezikuar dërgesat e emigrantëve.
Mirëpo, thekson Havolli, nuk mund të përjashtohet mundësia se nëse e gjithë Eurozona përballet me një recesion, në veçanti Gjermania dhe Zvicra, mund të ketë rënie të dërgsave të emigrantëve .Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, me përjashtim të vitit 2009, kur remitencat shënuan një rënie simbolike, në vitet e tjera dërgesat në Kosovë vazhdimisht kanë shënuar rritje dhe ato silleshin mbi 500 milionë euro në vit.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, dërgesat e emigrantëve në Kosovë kanë vazhduar të rriten me 1.2 për qind edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011. Edhe në vitin 2010 remitencat në Kosovë janë rritur për 1.3 për qind.
Në anën tjetër, përfaqësues të organizatave ekonomike në Kosovë thonë se kriza në Eurozonë do të ketë efekte në rënien e investimeve të drejtpërdrejta të huaja, si dhe te rënia e remitencave.
Hollësi ka dhënë për këtë zëvendësdrejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekai.
Kosova ka ndier efektet e krizës në Eurozonë edhe te rënia e dërgesave nga diaspora.“Kosova ka ndier efektet e krizës në Eurozonë edhe te rënia e dërgesave nga diaspora. Në atë vende ku kriza e Eurozonës është e shprehur më tepër do t’i prekë bashkatdhetarët tanë dhe kjo do të ndikojë që të ketë rënie të remitencave. Po ashtu, investimet direkte do të mungojnë nga ato vende të BE-së, në të cilat është shprehur kriza ekonomike”.
Bazuar në statistikat zyrtare, konsiderohet se afër 25 për qind e popullatës ose mbi 500 mijë emigrantë kosovarë jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Sipas një sondazhi të Institutit të Hulumtimeve Gallup, të bërë kohë më parë, pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende të botës, del se Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitenca, me 23 për qind apo me më së shumti në rajon. /albinfo.ch & Rel/
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











