Futboll
Derbi ‘El Anamorava’, për herë të parë luhet në Prishtinë
Klubet e futbollit Gjilani dhe Drita, që njihen në Kosovë si derbi më i zjarrtë lokal sonte për herë të parë luhet jashtë qytetit të Gjilanit.
Për shkak të kushteve të Stadiumit të qytetit, Policia e Kosovës kërkoi që kjo ndeshje të mos zhvillohet aty, ndërsa klubet morën leje nga Federata e Futbollit e Kosovës që ndeshja të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ky lajmë nxiti shume debat jo mes “Skifterëve” e “Intelektualeve”, dy tifozerive të zjarrta të klubeve nga Gjilani, por të tifozëve të KF Prishtinës, “Plisave”, të cilët kërkuan që të mos lejohet ndeshja në Prishtinë, por edhe të kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që u doli në krah atyre.
Megjithatë FFK-ja nuk u lëkund dhe ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë. Ky derbi ka një histori të gjatë në futbollin kosovar dhe më së shumti njihet për atmosferën që e krijon dy grupet e tifozëve.
Ky është derbi i tretë sezonal, i 29-ti kampional dhe i 34-ti në përgjithësi pas luftës. Drita ka bilanc më pozitiv se Gjilani, duke regjistruar një fitore më shumë në kampionat. Drita numëron dhjetë fitore, nëntë i takojnë Gjilanit, ndërsa nëntë ndeshje të tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












