Lajme
Deputetja italiane: Mbytini emigrantët, siç bëmë me shqiptarët
Deputetja e “Forza Italia”, Daniela Santanche ka shokuar opinion me një deklaratë raciste, duke kërkuar që t’i përmbytin anijet me emigrant, siç kanë bërë me shqiptarët
Një ditë pas tragjedisë në Mesdhe, deputetja e partisë “Forza Italia”, Daniela Santanche ka shokuar opinion me një deklaratë raciste, duke kërkuar nga autoritet italiane që t’i përmbytin anijet me emigrant, siç kanë bërë, siç tha ajo, me shqiptarët në Gjirin e Otrantos në vitin 1997.
Deputetja Santanche që njëkohësisht është krahu i djathë i Silvio Berluskonit, ka deklaruar mëngjesin e sotëm për televizionin SKY TG24 se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse, duke bërë të mundur mbytjen e gomoneve me emigrantë duke mos lejuar nisjen e tyre nga bregu, ashtu siç bëri me shqiptarët!, raporton albeu.
Deklarata e saj vjen vetëm një ditë pasi në Detin Mesdhe u fundos një anije me rreth 950 anëtarë në bord, ndërsa dyshohet se më shumë se 900 veta kanë humbur jetën.
Kjo deputete rikujton tragjedinë që ka ndodhur në vitin 1997, kur në Gjirin e Otrantos, nga anija luftarake italiane “Sibilla” u fundos anija shqiptare me 100 emigantë. Të gjithë humbën jetën. Ajo gjithashtu deklaroi se nuk ka zgjidhje të tjera, më mirë një akt lufte, se sa një luftë e humbur.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











