Kosova
Deputetja britanike: Mosndëshkimi i Serbisë tregon se Perëndimi nuk mësoi nga agresioni rus
Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, thotë se nëpërmjet sjelljes ndaj Serbisë, Perëndimi po tregon se nuk ka marrë mësim nga agresioni i Rusisë.
Në një intervistë për KOHËN, Kearns u shpreh se mosndëshkimi i Beogradit bën që grupe të armatosura të serbëve të jenë aktive në veri.
“Mendoj se ka shqetësime reale se pa llogaridhënie, Vuçiqi dhe shteti serb do të vazhdojnë të financojnë, të mbështesin dhe të drejtojnë terroristët që operojnë përbrenda Kosovës. Kjo është ajo që e kemi parë me Rusinë. Ne, si Perëndim, dështuam që ta frenojmë Putinin. Dështuam kur thamë se do të ketë pasoja që do të pasonin. Dështuam ta frenojmë. Nuk guxojmë të lejojmë që kjo të ndodhë në Kosovë dhe sulmi në Banjskë, fakti që ende po jetojmë nën hijen e tij, pa një llogaridhënie, tregojnë se mësimet nuk janë nxjerrë”, tha Kearns.
Kearns tha se Perëndimi duhet ta detyrojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, që ta ekstradojë në Kosovë Millan Radoiciqin, i cili mori përsipër sulmin në Banjskë.
“Mjerisht, mendoj se është jashtëzakonisht e pagjasë që Vuçiqi ta bëjë gjënë e duhur dhe ta ekstradojë atë (Radoiçiqin). Sidoqoftë, kjo është edhe arsyeja përse Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë shumë të qarta me Vuçiqin se do të ketë pasoja, po qe se nuk e shohim tek e ekstradon atë. Ne dimë se gjykatat e Kosovës janë legjitime, e dimë se Kosova ka një sistem të mirë policor. Kemi nevojë që të shohim drejtësi”, deklaroi Kearns.
Kearns dhe kryetarët e komisioneve për punë të jashtme nga 11 vende evropiane kërkuan nëpërmjet një letre nga përfaqësues të BE-së që t’i hiqen masat Kosovës dhe të bëhet një hetim i plotë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









