Kosova
Deputetja britanike i bën jehonë takimit të Osmanit me kryeministrin e Britanisë
Kearns i bën jehonë takimit të Osmanit me kryeministrin e Britanisë: Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Deputetja britanike, njëherësh kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka njoftuar për takimin e djeshëm që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, në Komunitetin Politik Evropian.
Sipas një postimi në rrjetin social Twitter, Kearns ka shkruar se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.
“E kënaqur të shikoj Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian. Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës, duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, ka shkruar Kearns.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











