Kosova
Deputetit Frashër Krasniqi i caktohet masa e ndalimit për 24 orë
Pas përleshjes fizike që ndodhi mbrëmë në mes të deputetit të VV-së, Frashër Krasniqi dhe deputetit të “Nismës”, Milaim Zeka, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion deputetin e ”Vetëvendosjes”, Frashër Krasniqi, i cili më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në paraburgim, përcjell albinfo.ch.
Policia qysh mbrëmë ka filluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa deputetit i është caktuar masa e mbajtjes për 24 orë, thuhet në njoftimin e Policisë.
Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka ishin përleshur ‘live’ në një emision televiziv në Kosovë, derisa kjo kishte shkaktuar shumë reagime, si në media, ashtu edhe në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











