Kosova
Deputeti serb: Serbia, shtet i vrasjeve politike
Tashmë Serbia është bërë shtet i vrasjeve politike. Prapa nesh janë vrasjet politike të Ivan Stamboliqit, Zoran Xhinxhiqit, atentati në Vuk Drashkoviqin, vrasja e Curuvisë dhe së fundi vrasja e Oliver Ivanoviqit, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka deklariar sot nga veriu i Mitrovicës politikani opozitar serb, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë, Borisllav Novakoviq, gjatë shënimit të përvjetorit të gjashtë të vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, ku ndezën qirinj familjarë, miq, politikanë lokalë e më gjerë, si dhe qytetarë të tjerë.
Novakoviq nga Lëvizja Popullore serbe tha se Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar, derisa këto vrasje mbeten të pazgjidhura dhe derisa vazhdojnë të ekzistojnë rrethanat për vrasje të tilla.
“Do t’ju përkujtoj dhe kjo e rëndon fuqishëm klimën politike në Serbi, se jemi bërë shtet i vrasjeve politike. Prapa nesh janë vrasjet politike të Ivan Stamboliqit, Zoran Xhinxhiqit, atentati në Vuk Drashkoviqin, vrasja e Curuvisë dhe së fundi vrasja e Oliver Ivanoviqit. Këto e rëndojnë ndërgjegjen e kësaj shoqërie. Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar, derisa të gjitha këto vrasje mbeten të pazgjidhura dhe derisa të ekzistojnë rrethanat, mundësitë dhe një ambient që këto vrasje i bënë të mundshme.
Janë të turpshme fjalitë të cilat i dëgjojmë nga përfaqësuesit e pushtetit. Do t’ju përkujtoj se në Kuvend kemi pasur rastin të dëgjojmë ministrin e policisë, i cili akuzon Gjermaninë se e di kush është vrasësi dhe se e mbron atë. I njëjti, Gashiq, në kohën e vrasjes ka qenë kryesori në BIA, ndërsa në momentin kur jep deklaratë, e cila është e papërgjegjshme, është njeriu i parë i policisë serbe. Kështu nuk veprohet… Ne nuk do të qetësohemi derisa të mos zbulohen vrasësit, urdhërdhënësit, si dhe organizatorët e kësaj vrasjeje”, ka thënë Novakoviq.
Ndërkaq, Sërxhan Millivojeviq, deputet në Kuvendin e Serbisë nga Partia Demokratike, theksoi kërkesën e bërë në Kuvendin e Serbisë për formimin e një Këshilli që do të hetonte rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por të cilën, siç tha ai, regjimi i Vuçiqit nuk e lejoi kurrë.
“Ne në Kuvendin e Serbisë kemi dorëzuar kërkesën për formimin e një Këshilli i cili do të hetonte të gjitha rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Asnjëherë regjimi i Aleksandar Vuçiqit nuk ka lejuar formimin e këtij Këshilli… Urdhërdhënësit dhe inspiruesit e këtij krimi janë të njohur, ata janë të njëjtit të cilët spotet monstruoze i kanë sjellur në Tv Pink dhe Tv Most katër muaj para vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Do t’ju përkujtoj se ajo që quhet spot është nënshkruar nga Lista serbe, partnerit të koalicionit të Albin Kurtit. Ky regjim tradhëtar dhe mafioz mban në ndërgjegje këtë gjak të virgjër”, tha Millivojeviq.
Para të pranishmëve folën edhe Dejan Nedelkoviq, ish-bashkëpunëtor i Ivanoviqit dhe Savo Manojlloviq nga shoqëria civile, të cilët kritikuan organet e Kosovës, Serbisë, por edhe ato ndërkombëtare, që edhe pas gjashtë viteve të vrasjes, ende askush nuk është dënuar për këtë rast.
Vlen të theksohet se ish-bashkëshortja e parë e politikanit të vrarë, Marina Ivanoviq, gjatë ndezjes së qirinjve, tha shkurt para kamerave: “Ne që sot ndezim qirinj këtu jemi tradhtarë të popullit serb. Veç këtë porosi desha t’ua dërgoj disave’. Mirëpo, përkundër insistimit të KosovaPress-it, ajo nuk pranoi të flasë më shumë për ta sqaruar domethënien e asaj që tha.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










