Jeta në Zvicër
Deputeti i SVP-së: Zvicra të mos pranojë më refugjatë myslimanë
Walter Wobmann nga SVP/UDC kërkon masa të menjëhershme që “të mos pranohet në Zvicër asnjë azilkërkues islamik nga Iraku dhe Siria"
Shoqëria zvicerane vazhdon të jetë e tronditur nga masakra që ndodhi të mërkurën në Paris, me ç`rast “në emër të zotit” u vranë 12 njerëz. Në mesin e mijëra dënimeve të ashpra dhe shprehjeve të mllefit kundër terroristëve ka rënë në sy një twitter i pazakonshëm i ministres së energjetikës, Doris Leuthard.
Ajo, para se të dënojë krimin, ka shkruar fjalinë e shkurtë: ”Satira nuk është leje për gjithçka”, duke e hedhur pjesën e fajit edhe te karikaturistët tashmë të vrarë. Kjo fjali, edhe pse pasohet me fjalitë tjera ku Leuthard dënon gjithsesi krimin, ka shkaktuar reagime të ashpra në drejtim të saj. As përmirësimi dhe deklarimi se shprehja e saj është kuptuar gabimisht, nuk e ka zbutur mllefin ndaj saj.
Ndër më të ashprit ndaj ministres që vjen nga partia demokristiane (CVP/PDC) është treguar deputeti nacional nga partia SVP/UDC, Walter Wobmann. “Deklarata e saj është krejtësisht e pa vend. Me këtë ajo kapitullon para islamistëve radikalë dhe u krijon atyre hapësirë”. Më tutje
Wobmann akuzon Zvicrën për “naivitet në qasje me islamin radikal, i cili përbën një rrezik për Zvicrën liridashëse. Përhapja e islamizmit tash duhet që përfundimisht të luftohet me vendosmëri. Ndryshe, është vetëm çështje kohe kur edhe në Zvicër mund të ndodhë një sulm i ngjashëm”, ka thënë Wobmann.
Por, më interesantja vjen në fund. Deputeti nga SVP kërkon masa të menjëhershme që “të mos pranohet në Zvicër asnjë azilkërkues islamik nga Iraku dhe Siria. Pasi që përmes rrugës së azilit, këtu mund të vijnë terroristët më të rrezikshëm. Ka mjaft të përndjekur të religjioneve tjera që kane nevojë për ndihmë, dhe atyre Zvicra edhe duhet t`ua ofrojë ndihmën”, shkruan blick.ch.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












