Kosova
Deputeti Haki Abazi, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, thumbon kryeministrin Kurti
Sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është deklaruar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me deklarata e tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, Abazi ka folur edhe për shkarkimin e tij nga Komisionet Parlamentare.
Ai ka thënë se shkarkimi i tij nga kryetari i Komisionit vjen për shkak të guximit për të çelë tema kritike për shoqërinë.
“Kam marrë ftesën nga Prokuroria, unë i jam përgjigjur ftesën. Prokuroria ka qenë jashtëzakonisht korrekte në procesin e intervistimit si dëshmitar. Të gjitha pjesët e tjera janë pjesë e Prokurorisë. Është çështje e Prokurorisë të merret me këtë çështje dhe të realizojë drejtësinë”.
Abazi ka thënë se nuk do të ndalet, pavarësisht limitimeve dhe presionit që mund t’i ushtrohet. “Ajo që them unë edhe si deputet, edhe si qytetar i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalem që pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe qytetar në një shoqëri normale. Pjesa tjetër është politike, presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme”.
“Shkarkimi im si kryetar i Komisionit vjen për shkak të guximit tim për të çelë tema kritike për shoqërinë tonë. Kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkuz. Ne kemi bërë gjithë punën tonë për ndryshimin e madh në këtë vend. Kjo që po ndodh tani, përfshirë edhe shkarkimin nga z. Kurti, është rezultat i guximit qytetar dhe kryerjes së punës sipas betimit tim në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Abazi.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











