Kosova
Deputeti gjerman: Nuk duhet të përzihet anëtarësimi në KiE me dialogun

Deputeti gjerman socialdemokrat, Frank Schwabe, ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës sa më shpejt të jetë e mundur dhe se vendimin që Kosova të mos futet në agjendë në ditët kur u mbajt takimi i ministrave është vendim i gabuar.
Në një intervistë në RTK, ai theksoi se çështja e antarësimit të Kosovës në KiE nuk duhet të përzihet me bisedimet.
“Mendoj se fatkeqësisht ka një përzierje të organizatave dhe negociatave ndërkombëtare. Ne kemi Këshillin e Evropës, kemi vlerat tona, masat tona, procedurat monitoruese për sa i përket situatës së demokracisë dhe të drejtave të pakicave sidomos, pra komuniteti serb do të kishte zë më të mirë në Këshill të Evropës dhe këtë nuk duam ta përziejmë me negociata tjetërkund. Ne nuk jemi pjesë e negociatave, pra nuk kemi nevojë ta dëgjojmë Serbinë”, deklaroi deputeti gjerman.
Nuk duhet t’i përziejmë diskutimet, negociatat tona me diskutimet e negociatat e tjera. E kuptoj se ka një proces mes Serbisë dhe Kosovës, për të ardhmen, por kjo nuk ka të bëjë më organizatën tonë.
Organizata jonë duhet të vendosë nëse ky vend i përmbush detyrimet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Në krahasim me shtetet e tjera anëtare, Kosova qëndon shumë më mirë”, theksoi ai.
Tutje Schwabe tha se inkurajon qeverinë dhe opozitën kosovare që të bëjë çdo gjë për t’u përafruar sa më shumë me Këshillin e Evropës. Ai deklaroi se, në anën tjetër ata do të përpiqen ta shtyjnë Komitetin e Ministrave që të marrin vendim pozitiv.
“Jo pse duhet të negocioni diçka me Serbinë, këtë duhet ta bëni për vete, për Kosovën, pra për të forcuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Jeni në rrugë të mirë, por jo në fund të rrugës. Ne do të japim shembullin se ne nuk e pranojmë faktin që Komiteti i Ministrave nuk duan ta vendosim, ata duhet të vendosin, sepse ne i kërkojmë vendim pozitiv”, deklaroi ai.
Duke folur për çështjen e dialogut me Serbinë dhe Asociacionit, deputeti gjerman socialdemokrat, Frank Schwabe, tha se Kosova duhet të bëjë hapa të rëndësishëm për t’i siguruar të drejtat e pakicave.
“Nëse duhet të bëhet kjo, në cilëndo negociatë, më mirë të bëhet menjëherë dhe i kërkoj secilit në Republikën e Kosovës që ta përkrahin këtë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro Dresden, Gjermani: Një bandë mashtruesish falsifikon portale online dhe kështu u zhduken paratë njerëzve që nuk...
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri