Lajme
Deputeti gjerman: Liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje
Deputeti gjerman, Peter Beyer ka thënë se nuk mund të jap ndonjë datë për liberalizimin e vizave, por që beson se kjo mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje.

Deputeti gjerman, Peter Beyer, nga radhët e partisë CDU-së, të kancelares Angela Merkel, është shprehur se ai nuk mund të japë ndonjë datë për liberalizimin e vizave, por që beson se kjo mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje, gjatë një konference për media me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
“Gjermania është mbështetës i sinqertë për Kosovën dhe integrimin në BE, edhe për liberalizim. Ka pasur edhe data për liberalizim. Ne nuk kemi dhënë asnjëherë datë, ne kemi folur për procesin. Megjithatë ne jemi vetëm një vend, ka edhe shumë shtete që duhet përkrahur këtë proces. Është e padrejtë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do të jap datën, mirëpo ndoshta do të jetë dhuratë për Kërshëndella”, ka thënë Beyer.
Nga ana tjetër, kryeministri në dorëheqje i Kosovë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende nuk ka ndonjë datë të saktë, por theksoi se Merkel e mbështet integrimin e rajonit në BE.
“E luta z.Beyer që ta mbështesë rajonin, ashtu siç është deklaruar edhe kancelarja. Nuk kemi ende një datë të saktë për liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit