Kosova
Deputeti gjerman kërkon qasje konstruktive për situatën në veri
Thomas Hacker, raportuesi për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman ka folur me DË për situatën në veri të Kosovës.
Ai kërkon që Kosova dhe Serbia të kthehen në procesin e dialogut dhe të lënë pas fajësimin e njëra tjetrës.
“Fatkeqësisht, gjatë javëve dhe muajve të fundit, kemi parë herë pas here që njëra palë fajëson palën tjetër. Pas Krishtlindjeve kishim menduar se tensionet më të mëdha – bllokadat në veri të Kosovës – i kishim lënë pas. Tani po përballemi me tensione të reja. Policë rrëmbehen ose arrestohen, nga njëra anë thuhet se janë rrëmbyer në territorin e tyre, nga ana tjetër se janë kapur në territorin serb. Konfliktet sjellin me vete një dinamikë të rrezikshme që është pothuajse e pamundur të kontrollohet. Disa ushtarë të KFOR-it u plagosën rëndë gjatë protestave në fund të majit. Ky është një nivel i ri përshkallëzimi. Tani duhet të jetë vendimtare që të gjitha palët të kthehen në një proces normal të dialogut”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Tutje, Hacker kërkon nga Serbia të lirojë tre policët kosovarë menjëherë dhe pa kushte “besoj se vetëm atëherë do të mund të kthehemi në një fazë dialogu” tha tutje, derisa bën thirrje për Kosovën që të zbatojë marrëveshjet për të cilat është zotuar.
“Që të zbatojë marrëveshjet, veçanërisht në lidhje me komunitetin serb në veri të Kosovës. Janë katër komuna, ndoshta 45,000 banorë, nevojitet një formë e bashkëpunimit të organizuar që do të dëshmojë vlerën e saj në planin afatgjatë. Serbia i ka bërë të qarta kërkesat e saj. Ato sigurisht që nuk duhet të përmbushen të tëra. Por edhe pala kosovare duhet të paraqesë një propozim, një model fillestar që mund të avancohet në bisedimet me Serbinë dhe me pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian. Është sfidë për të dyja palët – për Kurtin dhe Vuçiqin. E di që historia personale e të dyve e bën jashtëzakonisht të vështirë diskutimin konstruktiv. Por marrëdhëniet fqinjësore mund të zhvillohen vetëm nëse dikush është i vetëdijshëm për të kaluarën e tij, por i mban sytë nga e ardhmja. Shembulli më i mirë për këtë është marrëdhënia Gjermani-Francë pas Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht ishte një bashkëjetesë paqësore mes ish “armiqve të përbetuar” derisa me shumë punë dhe shkëmbime të rinjsh u zhvillua një miqësi e vërtetë”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










