Kosova
Deputetët zviceranë i kërkojnë presidentit të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
"Si anëtarë të Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, ju kërkojmë zotëri President Federal të përmbushni këtë kërkesë dhe në kuadër të Këshillit të Ministrave, të mbështesni këtë aderim"
Një numër deputetësh të Parlamentit të Zvicrës, të prirë nga bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër – Kosovë, i kanë drejtuar presidentit federal, Ignazio Cassis, një letër përmes të cilës i kërkojnë mbështetjen për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan albinfo.ch.
Në vazhdim, letra e plotë: “Më 3 mars 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar një rezolutë, në të cilën i ka bërë thirrje qeverisë që ta përfshijë Kosovën në organizata të ndryshme ndërkombëtare duke përfshirë Këshillin e Evropës.
Zvicra ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Dhe, Zvicra ka qenë gjithashtu një anëtare e çmuar, që nga anëtarësimi i saj, në vitin 1963 në organet e Këshillit të Evropës. Grupi Parlamentar i Miqësisë Zvicër-Kosovë kishte më 29 mars të këtij viti mundësinë të takohej me grupin e tij simotër nga Kosova për të biseduar rreth kësaj çështjeje. Nga të gjitha partitë kosovare, në qeveri dhe opozitë, është shprehur me këtë rast një dëshirë e qartë që Zvicra të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për anëtarësim.
Si anëtarë të Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, ju kërkojmë, zotëri President Federal, të përmbushni këtë kërkesë dhe në kuadër të Këshillit të Ministrave të mbështesni këtë aderim. Jemi të bindur se është koha e duhur që Republika e Kosovës t’u bashkohet organeve të Këshillit të Evropës”, thuhet në përmbyllje të letrës.
Në këtë letër kërkesë janë nënshkruar deputetët e të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës: Doris Fiala, Bashkë-Presidente, Stefanie Heimgartner, Bashkë-President Cédric Wermuth, Bashkë-President, të Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë.
Bashkënënshkruesit e Grupit Parlamentar (sipas alfabetit): Matthias Aebischer, Laurence Fehlmann-Rielle, Roland Fischer, Claudia Friedl, Ida Glanzmann-Hunkeler, Maya Graf, Fabian Molina, Eric Nussbaumer, Priska Seiler-Graf, Carlo Sommaruga, Laurent Wehrli.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













