Lajme
Deputetët “shtrydhin” buxhetin e shtetit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës rrogën bazë e kanë 1500 euro, por me pagesat shtesë nëpër komisione dhe seanca, marrin shtatëfishin e rrogës bazë, 2000 euro e më shumë
Derisa në Kosovë numri i papunësisë llogaritet të jetë mbi 30 për qind, ndërsa pagat mesatare sillen rreth 300 euro, ka zyrtarë të shtetit që me pagat e tyre ua kalojnë gjithë zyrtarëve në Ballkan. Janë deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët rrogën bazë e kanë 1500 euro, por me pagesat shtesë nëpër komisione dhe seanca, marrin shtatëfishin e rrogës bazë, 2000 euro e më shumë .
Në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, thuhet se përveç pagës bazë, deputetët kanë të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit të tyre brenda dhe jashtë vendit, pastaj të ardhura shtesë për pjesëmarrje në seancat dhe komisionet parlamentare, mbulimin e shpenzimeve për telefona dhe derivate dhe për punën në trupa të tjerë jashtë veprimtarisë së rregullt të tij.
Ky “luks” i deputetëve në një vend të varfër, është kundërshtuar disa herë nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë për çështje ekonomike. Sipas tyre, pagesat ekstra të larta tejkalojnë dukshëm potencialin dhe fuqinë e buxhetit të Kosovës.
Përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës, për REL thonë se paga e deputetit është pesëfish mbi rrogën mesatare në Kosovë, dhe së bashku me disa shtesa tjera financiare, si mëditjet për seanca dhe komisione, arrin deri në mbi 2,000 euro.
“Për seanca është një mëditje mujore 200 euro dhe nëse nuk janë prezent në seancë, iu tërhiqet nga një shumë; 200 euro për pjesëmarrje në komisione. Mëditjet për udhëtimet jashtë vendit varet sa udhëton, si komision, ato shpenzime nuk bëhen transparente”, deklaroi Jetmir Bakija nga kjo organizatë.
“Kuvendi i Kosovës tregon shumën e përgjithshme për mëditje për një vit dhe jo në mënyrë individuale. Për ata deputetë që nuk jetojnë në Prishtinë, mjetet iu rimbursohen edhe për derivate. Anëtarët e Kryesisë normal që kanë makinën e Kuvendit dhe shoferin”, bën të ditur Bakija.
Kurse, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” Ibrahim Rexhepi thotë se niveli i pagave dhe të ardhurave shtesë është shumë i lartë dhe ka hapësirë për reduktime, qoftë për pagat apo edhe për përfitime tjera. Ai vlerëson se paga mujore e një deputeti arrin sa paga vjetore e një të punësuari në sektorin privat.
“Sa i përket shpenzimeve të tjera aty duhet bërë reduktime bukur të ashpra, meqenëse po e përmendi vetëm që për një udhëtim në Shqipëri deputetët marrin 210 euro për një ditë. Kjo është e tepërt duke pasur parasysh se sa është kostoja, sa janë shpenzimet, pasi 210 euro paraqet afër 50 për qind të pagës mesatare në Kosovë”, konsideron Rexhepi.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











