Lajme
Deputetët që hodhën gazin nuk i binden Prokurorisë
Mirëpo, ky veprim duket se ka irrituar Prokurorinë e Shtetit e cila do të kërkoj nga Gjykata që të lëshoj fletarrest për deputetët: Kurti, Haxhiu, Topalli e Kadaj-Bujupi
Katër deputetët opozitarë që dyshohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kanë shfaqur mosdëgjueshmëri edhe ndaj Prokurorisë së Shtetit. Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaj-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë refuzuar thirrjen për intervistim nga Prokuroria.
Mirëpo, ky veprim duket se ka irrituar Prokurorinë e Shtetit e cila do të kërkoj nga Gjykata që të lëshoj fletarrest për deputetët. Afati i fundit që ata të paraqiten para prokurorit të rastit, ka kanë dita e premte.
Deputetët po hetohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për veprat penale; shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës. Publikisht ata kanë folur se nuk do t’u përgjigjen këtyre thirrjeve, sepse e konsiderojnë veprim politik hedhjen e gazit lotsjellës në seancë.
Faton Topalli, i cili disa vite ka jetuar në Zvicër, ka thënë asnjëherë nuk ka marrë ftesë nga Prokuroria dhe se lajmin se duhet të paraqitet në Prokurori e ka kuptuar vetëm përmes mediave. Sipas tij, e tëra që ka ndodhur deri më tani nga opozita në Kuvend janë vetëm aksione politike brenda institucionit më të lartë ligjvënës në vend.
Ai ka këshilluar kryeministrin e vendit Isa Mustafa që të mos luaj me zjarr, pasi që drejtësia duhet të jetë neutrale për të gjitha palët. Madje Topalli, duke thënë se padi penale nuk është ngritur ndaj kryeministrit edhe pse ky i fundit ka kryer tradhti ndaj vendit.
Deputetja, Albulena Haxhiu, ka thënë për mediat lokale se nuk do të paraqitet në Prokurori ngase konsideron se drejtësia po i shërben pushtetit. Njëjtë ka deklaruar edhe deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, e cila thotë se me Kodin Penal të Republikës së Kosovës parashihet edhe vepra penale “Tradhtia ndaj vendit”, vepër kjo e paraparë në Nenin 124 të këtij Kodi.
Ndryshe ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, deputetja e këtij subjekti Albulena Haxhiu dhe deputeti tjetër i së njëjtës Lëvizjeje, Faton Topalli, janë shfaqur hapur duke hedhur gazin lotsjellës në Kuvend dhe duke bllokuar për më shumë se dy muaj punën e Kuvendit të Kosovës.
Njëjtë ka vepruar edhe Donika Kadaj-Bujupi e AAK-së, madje kjo e fundit duke hedhur gazin edhe para derës së kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Opozita po e pengon zhvillimin e punimeve në Kuvendin e Kosovës në shenjë pakënaqësie me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të fundit nga ana e kryeministrit Isa Mustafa, njërën me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe tjetrën me Malin e Zi, për përcaktimin e vijës kufitare.
Sipas opozitës me marrëveshjen e parë, Kosova po Bosnjëzohet duke krijuar një status special për serbët, ndërsa me marrëveshjen e dytë po i humbë 12 mijë hektarë tokë. Opozita po kërkon tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet, gjë që po kundërshtohet nga mazhoranca.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











