Kosova
Deputetët gjermanë, të befasuar nga programi qeverisës VV-LDK
“Është koha për formimin e Qeverisë, jo për zgjedhjen e presidentit”

Deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë folur lidhur me takimet që kanë pasur me Vetëvendosjen dhe LDK-në sa i përket marrëveshjes së koalicionit.
Sipas deputetit të CSU-së, që është partnere e CDU-së, Christian Schmidt, gjatë bisedimeve me dy partitë është befasuar me programin 30-faqësh të tyre lidhur me programin qeverisës.
“Na ka surprizuar marrëveshja 30-faqëshe e tyre për programin qeverisës në substancën e detajeve”, tha ai.
Po ashtu, Schmidt ka dërguar një mesazh të qartë për LDK-në, e cila po insiston në pozitën e presidentit, duke thënë qartë se “tash për tash nuk është koha që të zgjidhet presidenti, por të formohet qeveria”.
Vlen të theksohet se ndaj kësaj ka reaguar edhe Peter Beyer, duke e aprovuar me fjalën “saktësisht”.
Dy deputetët e Bundestagut gjerman deklaruan se kanë parë vullnet politik nga dy partitë që të formojnë qeverinë sa më parë.
“Dy partitë kanë vullnet për një qeverisje të përbashkët dhe ata duhet të caktojnë një datë dhe të përfundojnë marrëveshjen. Ata duhet të gjejnë një zgjidhje”, u shprehën dy deputetët.
Sipas deputeti Peter Beyer, nëse ka vullnet, atëherë palët nuk duhet të ngecin në detaje teknike.
Beyer ka thënë se palët që thërrasin njëra-tjetrën për një takim dhe të përfundojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje, transmeton express.
“Nëse është ky vullnet politik mes dy partive për të formuar qeverinë për të mirën e qytetarëve të Kosovës, atëherë nuk duhet të ngecin në detaje teknike dhe duhet t’i besojnë njëra-tjetrës. Thirrni njëra-tjetrën, caktojeni një datë të bisedimeve dhe përfundoni marrëveshjen e koalicionit”, ka shtuar tutje Beyer, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork Kryebashkiaku i Nju-Jorkut me plis në kokë...
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit