Shqipëria
DASH, raport për bandat kriminale në Shqipëri dhe pastrimin e parave
Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjete që veprojnë gjerësisht në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Jugut.
Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit në Departamentin e Shtetit në raportin e fundit të publikuar thekson Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje.
DASH thekson se Shqipëria ka një ekonomi të madhe “cash” dhe një sektor informal, me remitenca të konsiderueshme dhe flukse parash investimesh nga jashtë. Trafikimi i narkotikëve dhe aktivitetet e tjera të krimit të organizuar janë burimet kryesore të fondeve të pastruara.
Në raportin e DASH të siguruar nga Abcnews.al, theksohet se Shqipëria po bën përpjekje të vazhdueshme kundër pastrimit të parave, por këto përpjekje ende pengohen nga sfidat e kapaciteteve, mbikëqyrja e pamjaftueshme e sektorëve të caktuar dhe nevoja për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit dhe atyre mbikëqyrëse.
Krimet kryesore që gjenerojnë të ardhura në Shqipëri, sipas DASH, përfshijnë trafikun e drogës dhe njerëzve, evazionin fiskal dhe kontrabandën e mallrave dhe njerëzve. Vendndodhja e Shqipërisë në Evropë dhe prania e rrjeteve shqiptare në krimin e organizuar në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Jugut rrisin dobësitë, thuhet në raport.
Sipas DASH, projektet e ndërtimit, pronave të paluajtshme dhe zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të të ardhurave të paligjshme, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë për bastet online theksohet se edhe pse të paligjshme, përsëri ndodhin në agjenci që përdorin platforma të vendosura jashtë Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










