CH-Ballkani
Denoncon mafian, plagoset rëndë shqiptari
Një shqiptar është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike, pasi është sulmuar nga një bandë, që besohet të jetë shqiptare. E tëra kjo ka ndodhur në Belgjikë
Një shqiptar u plagos rëndë gjatë të shtënave me kallashnikov mbrëmjes e së shtunës në bulevardin “Emile Bockstael” në Laeken të Belgjikës. Ai është Ljiridon Saljahi, sipas mediave vendase, ndërsa autorët e sulmit, që besohet se janë disa, janë ende të paidentifikuar, shkruan albinfo.ch.
Dëshmitarët kanë thënë se autorët e sulmit të ndodhur ishin disa persona. Mirëpo, sipas mediave belge dyshohet se edhe atentatorët janë shqiptarë.
Kështu, mediat shkruajnë se Liridon Saljahi ka bashkëpunuar me Policinë për shkatërrimin e një bande mafioze shqiptare që kontrollonte drogën dhe lojërat e fatit të paligjshme në zonë.
Ndaj ka dyshime të forta se atentati i është bërë për këtë qëllim. Miqtë dhe fqinjët e tij kanë thënë për mediat belge se Liridoni kohët e fundit ishte i frikësuar.
“Jam i frikësuar. Më kanë kërcënuar dhe mund të më vrasin”, rrëfen një fqinj që t’i ketë thënë Saljahi në qershor të këtij viti.
Ai gjendet në spital në gjendje të rëndë. Njëri prej katër plumbave i ka shpuar fytin.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











