CH-Ballkani
Dënohet përjetësisht sulmuesi i Stokholm-it
Një gjykatë në Stokholm e ka dënuar me burg të përjetshëm autorin e sulmit me kamion në Suedi, vitin e kaluar, sulm ky që kishte marrë jetën e pesë personave.
Uzbeku, Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur simpati për grupin xhihadist të Shtetit Islamik, përpara se të ndërmerrte sulmin vdekjeprurës në Stokholm, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, prokurorëve iu desh të provonin pikërisht synimin e tij për të dëmtuar shtetin, pasi Shteti Islamik nuk doli si zakonisht me një deklaratë për marrjen e përgjegjësisë së atij sulmi.
Akilov, një i azilkërkues të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil, u largua nga vendngjarja, për t’u arrestuar vetëm pak minuta më vonë.
Ai rrëfeu gjithçka gjatë marrjes në pyetje në polici.
Ai u largua nga Uzbekistani për në Suedi në vitin 2014 dhe kërkoi nënshtetësi atje, por në dhjetor të vitit 2016 atij iu komunikua se kishte vetëm 4 javë kohë për t’u larguar nga vendi skandinav, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ai u zhduk për pak kohë dhe vetëm pak muaj përpara sulmit ishte vendosur në listën e më të kërkuarve.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











