Jeta në Zvicër
Dënohet pëllumbaxhiu kosovar: Përdori pëllumbin për të helmuar një skifter!
Ky është rasti i dytë që në Zvicër dënohet një kultivues pëllumbash. Rasti i parë ka qenë ai kur një qytetar i Maqedonisë qe dënuar për vepër të përafërt nga Gjykata e Qarkut në Dielsdorf të Cyrihut
Një “pëllumbaxhi” 36 vjeçar me prejardhje nga Kosova ka dashur ta përdorë një pëllumb fluturues të helmuar si karrem të gjallë për të helmuar një skifter shtegtar por nuk ia ka dalë. Pëllumbi i përgatitur me helm është kthyer sërish në kotec, pa mundur të shkaktonte dëmin. E gjithë kjo është zbuluar nga një polic, shkruan “Zürcher Unterländer”. Ai e ka bllokuar pëllumbin në kotecin e përmendur dhe e ka ballafaquar pronarin e tij me këtë që ka bërë, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit pastaj ka provuar ta trembë pëllumbin që ta përzë nga aty por nuk ka pasur sukses. Kështu, kosovari është arrestuar dhe ka qëndruar një muaj në paraburgim.
Të enjten para Gjykatës së Qarkut personi në fjalë nuk ka treguar aspak pendim. Ai thotë se nuk ka bërë asgjë ndërsa avokati i tij ka shtuar se pëllumbi i përmendur nuk ishte fare i tij. “Pëllumbi ka mundësi që thjesht t`i ketë ardhur në kotec. Nuk është e pazakonshme që një kultivuesi të pëllumbave t`i vijnë ose shkojnë pëllumba të huaj.
Mirëpo një ekspertizë e bërë ka ardhur në parfumimin se pëllumbi i përmendur i ka takuar pikërisht kotecit të kosovarit, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, ai ngarkohet edhe për atë se ka përgatitur një helm ilegal bimësh dhe në afërsi të kotecit të tij është gjetur një vend ku një shpend grabitçar ka mbytur dhe ngrënë një pëllumb. Në puplat e tij është konstatuar i njëjti helm që ishte gjetur edhe te pëllumbi të cilin e kishte kapur polici
Po ashtu është konstatuar se kosovari me pëllumbat e tij ka marrë pjesë shpeshherë në gara në të cilat pëllumbat bëhen qëllimisht pre e zogjve grabitçarë.
Pas të gjitha këtyre dëshmive, Gjykata e Qarkut në Büllach të Cyrihut e ka dënuar kosovarin për mizori të ushtruar mbi kafshët, shkelje të ligjit mbi kemikaliet si dhe të ligjit federal të ambientit dhe atij të përdorimit të metodave të ndaluara të gjahut, transmeton albinfo.ch. Për të gjitha këto, atij i është shqiptuar një dënim me kusht në të holla prej 9000 frangash dhe një gjobë efektive prej 1500 frangash.
Ky është rasti i dytë që në Zvicër dënohet një kultivues pëllumbash. Rasti i parë ka qenë ai kur një qytetar i Maqedonisë qe dënuar për vepër të përafërt nga Gjykata e Qarkut në Dielsdorf të Cyrihut.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









