Kosova
Dënohet mërgimtari që sulmoi policët
I akuzuari i ofendon zyrtarët policorë duke u thënë se “ju po dënoni vetëm vozitësit me automjete me targa të huaja
Gjashtë muaj burgim me kusht është dënuar I. Beqiri nga Mitrovica nën akuzën se pengoi Policët e Kosovës.
I pandehuri i cili jeton jashtë vendit akuzohet nga prokuroria se në korrik të 2017-tës kishte penguar dy policët Fatmir Osmani e Fatos Sejdiu, shkruan ‘Kallxo.com’.
Policët ishin duke shqiptuar tiketa për kundërvajtës në trafik kur e kishin këshilluar të pandehurin të mos kalonte në zonën e gjelbër, përcjell albinfo.ch.
Kjo sipas aktakuzës kishte nxitur një debat në mes të pandehurit dhe policëve të cilët i kishin kërkuar të akuzuarit një dokument identifikimi..
“I akuzuari i ofendon zyrtarët policorë duke u thënë se “ju po dënoni vetëm vozitësit me automjete me targa të huaja “thuhet në aktakuzë. E njëjta sqaron se kur policët e kishin kapur për duarsh të pandehurin ai kishte rezistuar dhe në mënyrë të pakontrolluar me grushtin e dorës së majtë ka goditur në muskulin e këmbës zyrtarin policor Fatmir Osmani.
Gjatë prangosjes lëndime kishte marrë edhe i akuzuari Beqiri. Ky i fundit ka pranuar fajësinë para gjykatës në Mitrovicë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










