Bota
Burgim të përjetshëm infermierit gjerman që vrau 85 pacientë
Me burgim të përjetshëm është dënuar një ish-infermier gjerman, që kishte vrarë 85 pacientë ndërmjet viteve 1999 dhe 2005.
Gjykatësi Sebastian Buehrmann e përshkroi si të pashpjegueshme mizorinë e Niels Högelit.
Ai ka zbatuar doza vdekjeprurëse të mjekimit të zemrës te pacientë që ishin nën kujdesin e tij.
Të dhënat në spitale tregojnë se përqindja e vdekjeve ishte dyfishuar kur Högel ishte në detyrë, transmeton albinfo.ch.
Ai besohet të jetë vrasësi më i madh në historinë moderne të Gjermanisë.
Prokurorët thanë se ai sulmoi pacientët me qëllim që t’u linte përshtypje kolegëve duke u përpjekur t’i ringjallte më pas.
Në ditën e fundit të gjykimit të tij, Högel, 42-vjeçar, u kërkoi falje familjeve të viktimave të tij për veprimet e tmerrshme.
Högel ishte akuzuar për vrasjen e 100 pacientëve në qytetet Delmenhorst dhe Oldenburg.
Högel kishte pranuar 55 vrasje, ndërsa gjykata në Oldenburg e dënoi për 85 sosh.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













