Shqipëria
Dënime të rënda për katër shqiptarë në Francë
Dënimet u shqiptuan për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë dritës së premte, katër shqiptarë u dënuan nga Gjykata penale franceze në Saint-Etienne me burg, me gjoba të larta dhe ndalesë të përhershme për hyrje në territorin francez.
Dënimet u shqiptuan për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike. Xhefar Gjana, 21-vjeçar, i cili llogaritej si “bosi” i grupit, është dënuar me tetë vite burg dhe 300 mijë euro gjobë. Ishte ky dënim të cilin e ka kërkuar edhe Prokuroria, shkruan “Le Progres”, përcjell albinfo.ch.
I vëllai, Eltoni, 25-vjeçar, është dënuar me gjashtë vite burg dhe gjobë prej 100 mijë eurosh. Gjashtë vite burg dhe 50 mijë euro gjobë iu shqiptuan edhe “togerit” të tyre, Fatjon Llani, 22-vjeçar.
Më në fund, Mariglen Sokoli, 22-vjeçar u dënua më tre vite burg e 10 mijë euro gjobë, pasi ishte pak më i distancuar nga grupi.
Përgjatë dy viteve, deri në arrestimin e tyre, në vjeshtë të vitit 2016, ata kanë trafikuar heroinë në një vlerë të përgjithshme prej 1.2 milionë euro në Saint-Etienne dhe rrethinë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













