Maqedonia
Dënim me burg për shqiptarin që gjuajti me armë në protestën në Shkup
Isuf Koka, biznesmeni shqiptar, i cili në protestat e 6 korrikut në Shkup qëlloi me armë, është dënuar me 4 muaj burgim.
Gjykata Penale e Shkupit njofton se Isuf Kokës i është caktuar edhe arresti shtëpiak deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Ai akuzohet për “nxitje e rrezikim të përgjithshëm ndaj qytetarëve”. Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, si një formë paralajmërimi për protestuesit maqedonas, të cilët qëllonin me gurë dhe sende të forta bizneset në qendër të Shkupit.
Babai i tij, disa ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se djali i tij ka mbrojtur biznesin e tij në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pasi protestuesit do ta dëmtonin atë.
Ndërsa, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, vlerësoi se Koka ishte porositur për ta eliminuar atë, gjë që edhe policia, por edhe babai i Kokës e refuzoi në mënyrë kategorike.
Për këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili ka përgenjështruar kreun e opozitës, Hristijan Mickovski, në lidhje me akuzat.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













