Shkurt.ch
Dënim me kusht për çiftin nga Maqedonia: Ka përfituar pa të drejtë 250 mijë franga të ndihmave sociale
Zyra Regjionale për të Punës (RAV) kishte njohuri për angazhime të përkohshme të punës së 56 vjeçarit, por këtë nuk e dinte zyra për asistencë sociale
Sot në Gjykatën Regjionale të Biel/Bienne (Kantoni i Bernës), një çifti me prejardhje nga Maqedonia i është shqiptuar dënimi me heqje lirie me kusht për mashtrimin e entit për asistencë sociale, shrkuan srf.ch. Burrë dhe grua, 56 dhe 53 vjeçarë kanë marrë për vite të tëra ndihma sociale duke u prezantuar si të papunë, ndërkohë që burri kishte punuar dhe kishte marrë pagën nga puna e tij, krahas asistencës sociale, transmeton albinfo.ch. Burri është dënuar me 18 muaj heqje lirie me kusht ndërsa gruaja me 15 muaj, po ashtu me kusht
Gjykata ka konstatuar se në këtë mënyrë, çifti ka përfituar pa të drejtë rreth 250 mijë franga të shtetit.
Çifti kishte kërkuar asistencë sociale në vitin 2005 dhe e kishte fituar atë, bazuar në të dhënat që, sa i përket asaj kohe, kanë qenë të sakta. Por, më vonë burri ka filluar të punojë dhe për këtë ndryshim nuk e ka njofuar entin social, duke bërë kështu që të vazhdonin t`i derdheshin mjetet edhe më tutje.
Kjo gjendje ka rrjedhë nga viti 2005 deri në vitin 2012. Ndërkohë, çifti është duke bërë kompensimin me rata mujore, të ndihmave të fituara pa të drejtë.
Të ardhurat janë taksuar në mënyrë të rregullt ndërsa Zyra Regjionale për të Punës (RAV) kishte njohuri për angazhime të herëpashershme dhe të përkohshme të punës së 56 vjeçarit, transmeton albinfo.ch. Por këtë nuk e dinte zyra për asistencë sociale. Kështu, gjykata ka konstatuar se këtu nuk kemi të bëjmë me gabim por me një veprim me qëllim të keq.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











