Lajme
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje të ngjashme të mund të fshihej!
Motivi i supozuar për vrasje tingëllon i paimagjinueshëm. Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje të ngjashme të mund të fshihej!
Më shumë se gjysmë viti pas vendimit në të ashtuquajturin gjyq për vrasjen e një kloni ose sozie (personi që ngjan shumë me tjetrin), dënimi me burgim të përjetshëm i një burri 26-vjeçar është bërë i formës së prerë, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, dënimi për vrasje kundër të pandehurës, gjithashtu 26 vjeçe, është ende në pritje të shqyrtimit nga Gjykata Federale e Drejtësisë (BGH).
Sipas Gjykatës së Landit, të Ingolstadtit, gruaja tani e akuzuar, kishte dashur të fshihej dhe kështu të konsiderohej e vdekur. Prandaj, ajo dyshohet se kishte kërkuar në një rrjet social në internet dikë që i ngjante asaj, për ta vrarë. Kështu dyshohet se ajo ra në kontakt me një grua 23-vjeçare nga Baden-Württemberg – dhe më pas e vrau atë me bashkëpunëtorin e saj, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA. K
Siç raportoi një zëdhënës i Gjykatës Rajonale të Ingolstadtit, kërkesat për apel të paraqitura nga prokurori publik dhe avokati mbrojtës i të akuzuarit kosovar tani janë tërhequr. Dënimi për vrasje kundër tij është pra përfundimtar.
Gruaja e akuzuar, përveç që u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje, dhoma penale gjithashtu ka vendosur që fajësia e saj ishte veçanërisht serioze. Nëse vendimi kundër gruas gjermano-irakiane bëhet gjithashtu përfundimtar, dënimi i saj me burg ka mundësi të mos pezullohet pas 15 vitesh, siç ndodh zakonisht.
Gruaja ia kishte hedhur të gjithë fajin të bashkëpandehurit të saj në procedurë. Avokatët e 26-vjeçarit përfundimisht kërkuan lirimin e tij nga akuzat dhe, pas vendimit, paraqitën gjithashtu një kërkesë për apel, për të cilën Gjykata Federale e Drejtësisë tani pritet të vendosë.
Viktima joshet për në Ingolstadt dhe vritet gjatë rrugës
Sipas aktakuzës, të dy të pandehurit shkuan me makinë në shtëpinë e viktimës në Eppingen pranë Heilbronn në gusht 2022 për ta sjellë gruan e re në Ingolstadt me një pretekst, përcjell albinfo.ch. Dyshohet se të dy e vranë 23-vjeçaren gjatë një ndalese; ekspertët mjeko-ligjorë gjetën 56 plagë me thikë!
Trupi u zbulua përfundimisht në makinën e gruas së akuzuar në Ingolstadt. Hetuesit besojnë se ajo donte të fillonte një jetë të re për shkak të mosmarrëveshjeve familjare.
Gjyqi në Ingolstadt zgjati pothuajse gjithë vitin 2024, me më shumë se 50 ditë procedurash.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












