Kosova
Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është dëmtuar “me mjete të forta” nga persona të panjohur, përcjell albinfo.ch.
Petrit Fejza nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se punëkryesi në këtë kanal e ka raportuar dëmin më 25 nëntor dhe hetuesit tani janë duke punuar për të zbardhur rastin.
Fejza tha se “vlera e dëmit, sipas ankuesit, është rreth 3.000-4000 euro”.
“Dje është lajmëruar nga punëkryesi që najloni që është duke punuar është dëmtuar. Është një pjesë e najlonit që është shtruar kanali dhe është dëmtuar. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë kryer vendshikimin. Është hapur rast dhe hetuesit janë duke punuar në këtë drejtim”, tha ai.
I pyetur se me çfarë mjetesh të forta konkretisht dyshohet të jetë shkaktuar dëmi, ai tha se “nuk kemi më shumë informacione”.
Raportimet për dëme në këtë kanal vijnë pothuajse një vit pasi në Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë, ndodhi një shpërthim.
Për shpërthimin e 29 nëntorit të vitit 2024, Kosova e fajësoi Serbinë, por Beogradi i mohoi akuzat.
Kosova e konsideron shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit si akt terrorist.
Shtetet e Bashkuara kishin deklaruar pas shpërthimit se nuk kishte prova që e lidhnin drejtpërdrejt Beogradin me shpërthimin, por se ishte herët për të nxjerrë përfundime. Në hetimet për shpërthimin janë përfshirë edhe agjentët e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).
Prokuroria Speciale është duke e hetuar shpërthimin e 29 nëntorit, por deri më tani nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur. Për rastin janë arrestuar dhjetëra të dyshuar dhe janë sekuestruar armë dhe eksplozivë.
Megjithatë, vetëm Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq janë dërguar në paraburgim.
Autoritetet dhe Policia e Kosovës kanë dekaruar më herët se janë përdorur rreth 20 kilogramë eksplozivë për të hedhur në erë kanalin dhe se ky ishte sulmi më serioz ndaj infrastrukturës kritike të vendit në periudhën pas luftës.
Dëmi i shkaktuar është vlerësuar në rreth 400 mijë euro./REL
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës Sot nis regjistrimi i votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit... -
Shkollat Shqipe në Bavari festojnë me krenari 28 Nëntorin në Nürnberg -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!”
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











