Futboll
Demiri vishet kuqezi
Demiri nuk është futbollisti i parë shqiptar nga Maqedonia që zgjodhi Shqipërinë, pasi në të kaluarën e kanë bërë edhe Naser Aliji dhe Taulant Seferi
Shqipëria duket se ka arritur të marrë një lojtar me origjinë nga Maqedonia, i cili do të mbajë veshur fanellën kuqezi.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur dhe me përvojë Besir Demiri, i cili aktualisht luan në Ukrainë tek skuadra Mariupol.
Në një intervistë për gazetën “Lajm” në Maqedoni, është vetë lojtari që konfirmon këtë lajm.
“Po, isha në Tiranë ku jam pajisur me pasaportë shqiptare, që do të thotë se kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur me insistimin e trajnerit Christian Panucci, si dhe drejtuesve të Federatës të cilët shprehën interesim për mua. Kam zgjedhur Shqipërinë sepse jam shqiptar. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontaktuar”, deklaroi Demiri, përcjell albinfo.ch.
Demiri ishte pjesë e U21 të Maqedonisë në evropianin e fundit në Poloni, ndërsa nga sezoni 2014-2017 është ftuar rregullisht në ekipin shpresa të Maqedonisë. Ka të zhvilluar 20 ndeshje, dhe dy të tjera miqësore për ekipin e parë.
Demiri nuk është futbollisti i parë shqiptar nga Maqedonia që zgjodhi Shqipërinë, pasi në të kaluarën e kanë bërë edhe Naser Aliji dhe Taulant Seferi.
Gjatë karrierës së tij ai ka veshur fanellën e Shkupit, Vardarit dhe Shkëndijës, me të cilët ka fituar tituj dhe ka luajtur në Ligën e Evropës.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










