Lajme
Demi: Prej diasporës nuk përfiton vetëm familja e ngushtë, por e tërë shoqëria
Aktivisti i njohur i shoqërisë civile në Kosovë, Agron Demi ka shprehur pikëpamjet e tij për sa i përket debatit të nxitur ditëve të fundit në Kosovë rreth diasporës.
Demi ka thënë se vetëm këtë vit pritet që të arrijnë mbi 1 miliard euro nga diaspora. Sipas një studimi të UNDP, 70% e remitencave shpenzohet në konsum, arsim e shëndetësi.
“Prej kësaj shume, së paku 128 milionë euro shkojnë direkt bë buxhet të shtetit si tatime. Sa për krahasim, Pakoja Emergjente Fiskale si reagim ndaj pandemisë ka qenë 190 milionë euro. Prej kësaj pakoje kanë përfituar kategoritë sociale, janë pagu qeratë e bizneseve, janë pagu pagat e punëtorëve e kompensimet për të papunët. Nga kjo pako kanë përfitu edhe ato mediume që nxisin urrejtje kundër 700 mijë pjesëtarëve të diasporës”, ka shkruar Demi, përcjell tutje Albinfo.ch.
Për më tepër, Demi thekson se indirekt diaspora financon edhe ata që nxisin urrejtja ndaj saj.
“Kjo nuk do të thotë që diaspora ka të drejtë tash me shpërnda grushte. Por, për mos me ndodhë kjo, duhet prokuroria të reagoj kur dikush i tejkalon limitet e fjalës së lirë dhe nxitë urrejtje”, shkruan tutje ai.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












