Kosova
Dëmet nga shiu në Prishtinë po sanohen
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke u sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e pasdites.
“Ju informojmë se jemi të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet tona në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut. Reagimi i ekipeve tona në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kemi larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën”, ka shkruar Rama, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të një stuhie që kaploi Kosovën gjatë pasdites së të shtunës, kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se ka pasur ndalje të rrymës në Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe një pjesë të Pejës e Prishtinës.
Dëme janë raportuar në Prishtinë dhe ka pasur vërshime në Rahovec, ndërkohë shi dhe breshër ka pasur edhe në Ferizaj, përcjell albinfo.ch.
Shkaku i motit, KEDS-i ka thënë se disa dalje janë jashtë funksionit.
“Si pasojë e këtij moti, i përcjellë me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës. Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









